Telegrafi

Eder i impresionuar nga De Boer

Eder është i impresionuar nga trajneri i ri i Interit, Frank de Boer, pasi ai iu ka kërkuar menjëherë që të ndërtojnë stilin e tij të futbollit.

Ish-trajneri i Ajax, u emërua vetëm javën e kaluar në krye të Interit, pasi Roberto Mancini ndërpreu kontratën e tij me pëlqim të dyanshëm.

De Boer bëri debutimin e tij natën e kaluar në fitoren 2:0 në International Champions Cup ndaj Celtic, ku shënuan dyshja italiane, Eder dhe Antonio Candreva.

Lexo po ashtu Mediat e japin të kryer kalimin e Joao Marios te Interi

“Përveç golit, kjo ishte një paraqitje e mirë dhe e rëndësishme për mua, pasi unë nuk kisha luajtur një ndeshje që nga 2 korriku”, tha Eder për Inter Channel, transmeton Telegrafi.

“Unë pashë ekipin në formë vërtetë të mirë. Trajneri na kërkoi që menjëherë të ndërtojmë stilin e tij të futbollit dhe identitetit, kështu që të mbetemi kompakt, të shtrënguar dhe të kuptuarit momentet e ndryshme të lojës”, përfundoi sulmuesi italian. /Telegrafi/