John Bico, agjenti i Eden Hazard deri në vitin 2013, beson se belgu do të ishte lojtari më i mirë në botë nëse do të ishte bashkuar me Barcelonën.
Bico mendon se lëvizja e belgut në Real Madrid erdhi tepër vonë, duke qenë se atij iu besua zëvendësimi i Cristiano Ronaldos.
“Ishte një gabim të shkonte në Real [Madrid] në atë kohë, ishte një zgjedhje nga zemra, por pa ndonjë arsye të qartë”, ka thënë Bico për Derniere Heure.
“Ai duhet të ishte larguar një vit më parë. Të shkosh [te Real Madrid] pas [Ronaldos] është si të ngjitesh në Himalajet me duar të boshatisura”.
“Do ta kisha inkurajuar duke i thënë të shkonte në Madrid një vit më parë”.
Bico gjithashtu beson se kërkesa fizike në Los Blancos është e lartë, dhe për këtë arsye do ta kishte këshilluar atë të mos nënshkruajë për ta, duke sugjeruar që Barcelona do të kishte qenë më mirë.
“Njerëzit nuk e kuptojnë dhe harrojnë përmasat e këtij klubi, të cilët kanë një stil që kërkon shumë fizik për sa i përket ritmit dhe intensitetit”, tha ai.
“Talentë si James [Rodriguez] nuk kanë qenë në gjendje të përshtaten. Në këtë pikë, Eden nuk është një lojtar i Real Madridit, përkundrazi një lojtar i Barcelonës”.
“Barcelona është vendi ku ai duhet të kishte shkuar, ku topi vrapon më shpejt se lojtarët”.
“Në Barcelona ai do të kishte më shumë liri në fushë, do ta kishte topin vazhdimisht në këmbët e tij. Atje, ai do të ishte bërë lojtari më i mirë në botë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/