Telegrafi

Eden Hazardin e duan në Ligue 1

Sulmuesi i Lens, Lois Openda i ka kërkuar Eden Hazardit që t’i zgjedhë ata nëse largohet nga Real Madrid këtë verë.

Belgu është i lidhur me një rikthim në Ligue 1 nëse ai përfundon aventurën e tij në Madrid.

Bashkëvendasi i tij, Openda tha për RTL: “Eden është një lojtar që më pëlqen dhe që më ka mahnitur në kombëtaren belge”.

“Nuk më intereson e kaluara e tij në Lille, ai do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer për ne”.

Hazard u rikthye te Reali në fitoren 6-0 të fundjavës kundër Real Valladolid , ku bëri përshtypje atë ditë.

Ai asistoi në golin e Lucas Vazquez në fitoren 6-0 nga Real Valladolidi. /Telegrafi/