Telegrafi

Eden Hazard nuk do të pensionohet nga futbolli, ka gjetur klubin e ri

Legjenda e Chelseat, Eden Hazard po mendon të ndjekë Lionel Messin në MLS.

Edhe pse u mendua se do të pensionohej pas largimit nga Real Madridi ditë më parë, belgu duket se ka gjetur një aventurë të re.

Gazetari belg Sacha Tavolieri mendon se fituesi i dyfishtë i Ligës Premier mund të mos ketë përfunduar ende me futbollin.

Lexo po ashtu Largimi para kohe nga Real Madridi: A po i thotë lamtumirë futbollit Eden Hazard?

Ai pretendon se ikona e Chelseat, Hazard “nuk dëshiron të ndalojë së luajturi”.

Dhe MLS “mbetet një opsion” pasi Vancouver Whitecaps bënë të ditur interesimin e tyre të martën.

Lexo po ashtu Eden Hazard ia ka falur disa miliona euro Real Madridit për shkëputjen e kontratës

Hazard tani do të marrë kohë për të shqyrtuar hapin e tij të ardhshëm pasi situata është “komplekse”, me familjen e tij që do të luajë rolin vendimtar në vendimin e tij.

Nëse Hazard shkon në Amerikë, ai do të ndjekë hapat e kampionit botëror, Messit. /Telegrafi/