Promoteri i njohur i boksier, Eddie Hearn ka folur pas përballjes se Anthony Joshuas me Oleksandr Usyk, e cila përfundoi me fitoren e ukrainasit.
Joshua është mposhtur nga Usyk, i cili ka arritur t’i fitojë titujt e peshave të rënda me vendim unanim të gjyqtarëve dhe të shpallet kampion i unifikuar bote.
Ukrainasi tashmë do të mbajë tre tituj botëror të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO, pasi fitoi me dominim në meçin e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.
Pas përballjes ka folur edhe promoteri i njohur i boksier, Hearn, i cili beson se fitorja e Usyk ishte e merituar, ndërsa Joshua pret rimeçin.
🗣 @EddieHearn talks to the media after #JoshuaUsyk
Watch live ⤵️https://t.co/2UKy7lwUb8
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) September 26, 2021
“Ishte një humbje shkatërruese për Joshuan. Usyk është shumë i aftë, ka këmbë të shkëlqyer dhe dhuroi shumë goditje. Ai ishte ndoshta pak më agresiv nga sa pritej”, ka thënë fillimisht Hearn pas meçit.
“Ishte një humbje e vështirë për AJ, por ai u mund nga boksieri më i mirë gjatë natës. Usyk fitoi me meritë”.
“Do të jetë e vështirë sepse besimi i Usyk do të jetë i lartë. Joshua do të dëshirojë të kthehet drejtpërsëdrejti në ndeshjen e rimeçit”.
“Dëshira është ende aty. Ai mund të bëjë shumë më mirë në atë luftë dhe tashmë po flet se di do ta fitojë rimeçin”, përfundoi promoteri i njohur. /Telegrafi/