Ashtu sikurse përballja e tretë mes Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt, mund të kemi edhe një në mes të Anthony Joshuas de Andy Ruiz.
Meksikano-amerikani e kishte mposhtu në përballjen e parë britanikun, duke i marrë të tre titujt e kampionit të botës WBA, WBO dhe IBF.
Por, në fund të vitit të kaluar, Joshua arriti të fitonte në rimeç dhe kështu riktheu të tre titujt në brezin e tij, mirëpo promovuesi i tij, Eddie Hearn ka konfirmuar se mund të ketë trilogji.
“Ne do të përballemi me të gjithë dhe ka gjasë që të zhvillojmë edhe trilogjinë me Andy Ruiz nëse ai ende e dëshiron një gjë të tillë”, ka thënë ai.
“Kush e di se çfarë do të bëjë Ruiz? Ai ka bërë shumë para. Ndoshta ai do të rrezitet vetëm në diell. Nuk është vetëm duke bërë festa, por edhe udhëtime, bisedime në TV, media online dhe shumë gjëra të tjera”.
“Edhe AJ e kishte bërë atë dhe ishte gabim, të jesh kampion është detyre dhe duhet respektuar me përkushtim”.
“Ne i presim të gjithë dhe ata që duan të përballen me ne i dinë ku na gjejnë, por fillimisht kemi punë me Kubrat Pulev”, ka shtuar më tej Hearn.
Përballja e Joshuas me Pulev pritet të zhvillohet në qershor, por shkaku i coronavirusi, ajo mund të shtyhet deri në shtator. /Telegrafi/