Telegrafi

Eco Guerilla: Nuk pranojmë marrëveshje në dëm të shëndetit të banorëve

Eco Guerilla kërkong nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor një takim të përbashkët për të diskutuar për mbrojtjen e mjedisit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kumtesës së kësaj OJQ-je, qëllimi i ftesës është që t’u tregohet aktivitetet rreth mjedisit jetësor në rajonin e Tetovës, ku sipas Eco Guerilla-së, ndotja e ajrit është ulur me 56%.

Gjithashtu, Eco Guerrilla dëshiron të flasë me Zaevin edhe për hapat që duhet të ndërmerren për të arritur një medis ende më të pastër jetësor, si në rajonin e Pollogut, ashtu edhe në tërë vendin.

Eco Guerrilla rithekson përkushtimin e tyre për të kundërshtuar çfarëdo marrëveshje në dëm të shëndetit të banorëve./Telegrafi/