Ecja për në ring e Anthony Joshuas për meçin e tij kundër Jermaine Franklin u kritikua nga tifozët e boksit – madje një prej tyre e etiketoi atë si “më e keqja ndonjëherë”.
AJ hyri në sallë me repturat e K-Trap në The O2 Arena në Londër përpara se të përballej me amerikanin. Për shumë shikues ajo la shumë për të dëshiruar.
Njëri shkroi në Twitter: “Ishte ecja më e keqe në ring që kam parë ndonjëherë”. Një tjetër shtoi: “Joshua sapo hyri në ring për repturën më të keq në historinë e repit”.
“E turpshme”, pohoi një i tretë, ndërsa një i katërti komentoi: “Ajo muzikë ishte e tmerrshme në të cilën doli AJ”.
Megjithatë, disa fansa ishin të impresionuar. Njëri postoi: “Nëse është një gjë që Eddie Hearn dhe DAZN bëjnë një punë vërtet të mirë, është ecjet me shumë stil për në ring të boksierëve”.
Ndërkohë, Anthony Fowler tha: “Ky është Aj më serioz që kam parë ndonjëherë duke ecur për në ring”.
Joshua fitoi mbrëmë me vendim unanim ndaj Franklin, derisa kërkoi që kundërshtari i tij i radhës të jetë Tyson Fury që mbanë rripin WBC në peshën e rëndë. /Telegrafi/
An @anthonyjoshua ring walk at the O2, 𝙞𝙘𝙤𝙣𝙞𝙘 ❤️️#JoshuaFranklin LIVE on DAZN now 🍿 pic.twitter.com/cBg2ZcJE67
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) April 1, 2023