Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka kritikuar njerëzit që kanë lëshuar kritika drejtuar Lionel Messit pasi një klip viral e tregoi atë duke ecur kundër Dynamo Kyiv në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Barcelona mori një fitore 2-1 ndaj ukrainasve në Ligën e Kampionëve në Camp Nou në fillim të kësaj jave dhe betonoi pozitën e parë pas tri ndeshjeve në grup.
Dhe Messi, i cili shënoi goli e parë, u tall dhe kritikua në mediat sociale për mos vrapimin dhe ndjekjen e një mbrojtësi të Dinamos në minuta e fundit të ndeshjes.
Henry, 43 vjeç, ka luajtur së bashku me super yllin argjentinas te Barca dhe e ka mbrojtur me vendosmëri atë kundër kritikave të padrejta.
Menaxheri i Montreal Impact pranoi se ai e ka bërë të njëjtën gjë kur ishte lojtar, duke thënë se tifozët po harrojnë se si Messi kohëve të fundit shkoi në detyrë ndërkombëtare dhe luajti dy lojë me Argjentinën.
“Kur shoh njerëz që vazhdojnë të flasin për Messin për çfarëdo arsye, unë qesh. Unë qesh sepse njerëzit harrojnë se muajin e kaluar ai shkoi për të luajtur në Ekuador dhe më pas ai shkoi për të luajtur në Bolivi”, ka thënë fillimisht Henry për CBS Sports Que Golazo.
“Askush nuk po flet për të: që ai duhej të merrte një aeroplan 12-orësh dhe nuk mund të ecësh as në Bolivi! Dhe pastaj ai udhëtoi dhe luajti përsëri. Dhe po, mbase në një lojë ai është lodhur, dhe çfarë?”.
“Ne po flasim për një djalë që shënoi më shumë gola sesa ai luajti ndeshje. Njerëzit harrojnë se ne nuk jemi makineri. Nëse doni të gjeni disa gjëra, ka një djalë që duhet ta lini vetëm. Lëreni të qetë. Sepse kur ai nuk do të jetë në fushë, të gjithë do të qajmë”.
“E kuptoj që duhet të shesësh gjëra dhe duhet të bësh histori, por jo me këtë djalë. Seriozisht. Kam luajtur me Leon, ky nuk është djali që duhet të sulmosh”, përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/