Veturën e ka lënë ndezë dhe një dritare e ka lënë pak hapur që të ketë ajër të pastër.
Në mes të një rruge që shfrytëzohet shumë në Sydney, shoferi ka vendosur të dremitë për një kohë.
Por, gjumi i mashkullit me flokë të gjatë dhe bluzë ngjyrë gri, duket se është mjaftë i rëndë. Ndaj, më kot e thërrasin që të zgjohet, transmeton Telegrafi.
Ngjarjen që ka ndodhur në mes të natës, e kanë postuar në kanalin e radios 2GB. /Telegrafi/