Site icon Telegrafi

Zhvilloi ndaj Kosovës ndeshjen e 100-të me Zvicrën, Leonita Lekaj për Granit Xhakën: Shumë krenare me ty

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, sonte (e martë) është duke e zhvilluar ndeshjen e 100-të në fanellën e Kombëtares së Zvicrës.

Ai madje përpara lojës mori një poster nga klubi duke e nderuar për 100 ndeshjet e zhvilluara, e madje kjo ishte edhe më e veçantë pasi po luan kundër Kosovës, vendit të prindërve e rrënjëve të tij.

Ky moment e ka bërë krenare edhe bashkëshorten e tij, tanimë një emër i njohur në showbizin shqiptar, Leonita Lekajn.

Leonita Lekaj (Foto: Screenshot/Instagram)

E njëjta ka shpërndarë këtë moment në InstaStory me përshkrimin: “Shumë krenare me ty”.

Lexo po ashtu Biseda dhe përqafime në tunel: Xhaka e Shaqiri takojnë lojtarët e Kosovës

Graniti dhe Leonita ndryshe janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë bashkë dy vajza, gjersa kjo e fundit po ashtu është edhe një mbështetëse e madhe në karrierën e futbollistit.

Leonita Lekaj (Foto: Screenshot/Instagram)

Xhaka momentalisht është një lojtar shumë i rëndësishëm i Zvicrës duke marrë pjesë në Kampionate Evropiane dhe Botërore me këtë ekip.

Në një video të postuar në rrjete sociale nga Kombëtarja e Zvicrës, ylli nga Kosova e ka kujtuar edhe ndeshjen e parë që e kishte zhvilluar me “Helvetikët”. /Telegrafi/

Exit mobile version