Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, nuk ndalon duke i inkurajuar ndjekësit e saj që të qëndrojnë në shtëpi.
Kësaj radhe, për të fituar në masë të madhe vëmendjen e audiencës, shqiptarja e famshme publikoi një fotografi ku shfaqej e zhveshur dhe duke mbajtur një pankartë në dorë.
“Unë qëndroj në shtëpi për gjyshen, shoqërinë, familjen dhe fansat”, ishte mbishkrimi pankartës me të cilën Bebe e kishte mbuluar trupin.
Mes tjerash, ajo vetë e pranoi se ishte zhveshur qëllimisht, me pretendimin se në vend të saj, të fokusoheshin në shkrimin që ajo kishte bërë.
Krijuesja e hitit “In the name of Love”, është bërë pjesë e kësaj sfide pasi një gjë të tillë e kanë praktikuar edhe këngëtaret Demi Lovato dhe Anne Marie.
Bebe Rexha është shqetësuar nga kjo situatë, pasi që një mik i saj 45 vjeçar ka ndërruar jetë nga po ky virus. /Telegrafi/