Site icon Telegrafi

E zhgënjyer nga shteti pasi u dënua me 72 mijë euro nga ATK, Adelina Berisha publikon të gjitha mirënjohjet që ka marrë nga aktivitetet humanitare

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka ripërsëritur reagimin e saj përballë gjobës prej 72 mijë eurove që i është shqiptuar nga Administrata Tatimore e Kosovës. Ajo ka përdorur platformën InstaStory për të dhënë një sqarim të detajuar dhe emocional lidhur me situatën e saj.

Me një postim të zemëruar por edhe të vendosur, Berisha ka konfirmuar gjobën duke shkruar: “Sqarim. Për të gjithë ju që jeni duke më pyetur nëse është e vërtetë që ATK më ka gjobitur me 72 mijë euro, po, ‘shteti ynë i dashur’ më ka gjobitur! Po reagoj sepse nuk është shuma reale që kam qenë e detyruar të paguaj; kam qenë e gjobitur dy herë vetëm për TVSH-në pa llogaritur asnjë shpenzim që kam bërë. Po reagoj sepse, sikur të kisha këtë detyrim, do të ishte në rregull, por nuk është e drejtë ajo që më është bërë”.

Adelina sqaroi më tej se si kontributet e saj si artiste, të cilat përfshijnë performime në koncerte dhe emisione humanitare, nuk janë vlerësuar asnjëherë me mbështetje shtetërore. “Ju të gjithë e dini kontributin tim, si në koncerte fëmijësh, emisione, koncerte humanitare që edhe nëpër lajme kanë dalë, ku kam dhënë kontribute të paanshme si fëmijë pa ndihmën e Shtetit asnjëherë, vetëm nga unë dhe forca e familjes time si vullnet i mirë”, shkruan ajo.

Foto: Adelina Berisha/InstaStory

Berisha shprehet se ajo mbetet e shpresëplotë për drejtësi dhe sqarimin e këtij keqkuptimi. Ajo përmend gjithashtu se pavarësisht sfidave, ajo është e përkushtuar të vazhdojë të ofrojë projektet e saj artistike.

Lexo po ashtu Adelina Berisha reagon e shokuar pasi u dënua me 72 mijë euro nga ATK-ja: E padrejtë!

“Shpresoj që do të ketë drejtësi dhe do të sqarohet kjo padrejtësi, sepse si artiste kam përpiqur gjithmonë të jap më të mirën nga vetja që nga mosha 5-vjeçare, kur kam filluar të këndoj. P.S. Shumë projekte të reja janë në rrugë dhe shumë surpriza për të gjithë ata që i ndjekin projektet e mia. Ju dua”, shton ajo, duke theksuar se ka shumë projekte të reja dhe surpriza në rrugëtim për fansat e saj.

Foto: Adelina Berisha/InstaStory

Në përfundim, Adelina Berisha publikoi një sërë certifikatash dhe mirënjohjesh të marra ndër vite nga organizata të ndryshme humanitare.

Këto dokumente përfshijnë nderime nga HandiKos, Shoqata e fëmijëve të dëshmorëve të UÇK-së, Kryqit të Kuq, e të tjera, si një dëshmi që nënvizon kontributin e saj jo vetëm si artiste por edhe si qytetare e përgjegjshme dhe e ndjeshme ndaj çështjeve humanitare. /Telegrafi/

Foto: Adelina Berisha/InstaStory

 

Foto: Adelina Berisha/InstaStory

 

Foto: Adelina Berisha/InstaStory

 

Foto: Adelina Berisha/InstaStory

 

Foto: Adelina Berisha/InstaStory
Exit mobile version