Dayot Upamecano është njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Evropë dhe i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane.
Qendërmbrojtësi francez prej tri vitesh është duke luajtur në mënyrë të mrekullueshme për ekipin gjerman RB Leipzig.
E falë paraqitjeve të mira në vitet e fundit, Upamecano ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha në Evropë.
Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Man City, Man Utd e Arsenal janë skuadrat që e duan francezin.
Por duket se një hap përpara e ka bërë skuadra londineze Arsenal.
Sipas asaj që ka zbuluar Sport Bild, Arsenali ka nisur bisedimet me klubin gnerman dhe janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lojtarit.
Topçinjtë kanë gati shumën prej 60 milionë eurove përta paguar klauzolën e Upamecanos.
Tani mbetet në dorën e lojtarit të vendos, nëse do ta pranojë ofertën e Topçinjve apo të pret Bayernin edhe një vit.
21-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje me fanellën e klubit gjerman, ku nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës, por ka bërë një asistim. /Telegrafi/