Xhensila Myrtezaj admirohet nga fansat e saj jo vetëm për hitet e shumta muzikore, por edhe për dukjen mbresëlënëse.
Këngëtarja njihet për figurën e mrekullueshme trupore që nuk heziton ta vë në plan të parë në setet e ndryshme fotografike.
Autorja e hitit “Paris” ka qëndruar në Kosovë, ndërkohë që i ka shpërndarë disa imazhe nga veshja e saj rozë që ia thekson linjat.
“Gjithçka është e mundur me rrezet e diellit dhe pakëz rozë”, është përshkrimi i fotografive.
Me këtë veshje, Xhensila është shfaqur gjatë performancës së saj në një prej klubeve në Ferizaj. /Telegrafi/