Site icon Telegrafi

E veshur me fustan elegant, Bebe Rexha bën lëvizje provokuese ndërsa vë në pah trupin

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me famë internacionale, Bebe Rexha, di gjithmonë se si të bëjë për vete fansat e saj.

Së fundmi, ajo publikoi në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqej e veshur me një fustan të zi dhe elegant, teksa endej nëpër shtëpinë e saj në Hollywood Hills të Los Angelesit.

Teksa vallëzonte nën ritmet e këngës “Oh, Pretty Woman” të Roy Orbison, këngëtarja shqiptare nuk hezitonte që të bënte lëvizje provokuese gjatë vallëzimit.

Ajo ndër të tjerash, ka vënë në pah figurën trupore, posaçërisht gjoksin me dekoltenë e hapur të fustanit.

Lexo po ashtu "Ju nuk mund ta ndaloni këtë vajzë", Bebe Rexha i jep mbështetje Greta Thunbergut: Kjo këngë është dedikuar për ty

Rexha vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në media, dhe postimet e tilla në rrjetet sociale janë shpesh arsyeja.

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Artistja me prejardhje shqiptare ka treguar gjithmonë se për të është shumë e rëndësishme që të jetë vetvetja, edhe kur defektet në trupin tënd janë të pranishëm.

Këtë gjë ajo ua thotë shpesh fansave edhe përmes këngëve të saj. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version