Site icon Telegrafi

E veshur e tëra në të bardha, Ana Kabashi njofton se kënga e re publikohet nesër

Ana Kabashi prej ditësh ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Por, ndonëse ishte planifikuar të lansohej më herët, kënga e saj e re u vonua për shkak të disa problemeve teknike.

Ndërsa, në një postim që ka bërë sonte (e premte), këngëtarja ka njoftuar se projekti i ri “11/11” më në fund është finalizuar dhe pritet të publikohet ditën e shtunë (13 nëntor).

E veshur në të bardha, teksa theksoi format trupore, Ana dukej tërë shkëlqim duke kompletuar pamjen me grim të theksuar dhe aksesor, ndërsa flokët e gjata ngjyrë kafe i la të lira në formë të valëzuar.

“11/11 ndryshojmë lojën, të shtunën në ora 16:00”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e fotos që ka shkëputur nga xhirimet e videoklipit.

Ndryshe, kujtojmë që pak ditë më parë këngëtarja nga Peja festoi ditëlindjen. /Telegrafi/

Exit mobile version