Telegrafi

E veshur bardh e zi dhe me dekoltenë e hapur, pëlqehet dukja e Dhuratës

(Foto: Instagram/dhuratadora)

Dhurata Dora ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime vetëm disa minuta pas publikimit të fotografive të reja në Instagram.

Autorja e shumë hiteve ndiqet nga 2.3 milionë fansa në këtë rrjet social, ku shpërndan imazhe të ndryshme nga jeta personale dhe profesionale.

Gjatë të dielës, këngëtarja ka pozuar me një veshje bardh e zi, me pjesën e sipërme mjaft të hapur duke ekspozuar edhe pjesën e barkun, të kombinuar me fund të shkurtër.

(Foto: Instagram/dhuratadora)

Me këtë veshje, këngëtarja ka performuar në një koncert të mbajtur në Zvicër, së bashku me Noizyn.

Kujtojmë që dy këngëtarët publikuan bashkëpunimin “Mi Amor” në muajin korrik që deri më tani numëron mbi 31 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/dhuratadora)

 

(Foto: Instagram/dhuratadora)