Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain po dëshiron vazhdimin e kontratës me sulmuesin e tyre kryesor, Edinson Cavani.
Mirëpo kjo marrëveshje po bëhet gjithnjë e më e vështirë për gjigantin francez.
Kontrata aktual e uruguaianit skadon në qershor të vitit 2018, ndërsa PSG i ka ofruar rinovimin edhe për dy vite të tjera.
Cavani që fiton rreth 10 milionë euro në vit kërkon rritje të pagës dhe këtu dy palët kanë ngecur.
Gjithsesi kjo situatë që po kalon PSG dhe Cavani ka bërë që skuadrat e mëdha evropiane t’i futën punës për transferimin e Cavanit.
L’Equipe shkruan se dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Arsenal janë të etur për ta transferuar uruguaianin.
29-vjeçari mbetet objektiv i madh edhe i Atletico Madrid, ndërsa në lojë mund të futet edhe Milani në rast se arrihet marrëveshja me investitorët kinez.
Ish-anëtari i Napolit mund të largohet nga ‘Parc De Princes’ për një shumë rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/