Korab Shaqiri refuzon Adelina Ismailin për një bashkëpunim muzikor, është lajmi që ka pushtuar median rozë ditën e djeshme.
Ky lajm si duket ka prekë në sedër Adelinën, e cila megjithëse nuk e demantoi, ka reaguar duke i dhënë një kahje tjetër lajmit dhe duke e akuzuar ish menaxherin e disa këngetarëve, Behxhet Hazirin, aktualisht pronar i portalit Magazina.al, per shpifje.
Në anën tjetër Korab Shaqiri, ka pohuar të jenë takuar për një bashkëpunim por duke mos dhënë shumë detaje se përse ky duet nuk u realizua.
I kontaktuar nga Telegrafi, menaxheri Behxhet Haziri, i cili ishte ndërmjetësuesi i këtij takimi ka sqaruar të vërtetën rreth kësaj ngjarje.
“Kjo histori ka ndodhur para pesë vitesh, kur Adelina Ismaili më ka kërkuar mua si bashkëpunëtor i Korab Shaqirit të ia mundësoj një takim me të për të biseduar rreth një dueti. Unë i kam takuar me një lokal afër kinemasë ABC (lokali, i cili ishte në pronësi të një miku të Korabit nuk egziston më).
Aty Adelina dhe Korabi kanë biseduar për idenë e Adelinës, por Korabi nuk i ka dhënë përgjigje”, tha Behxheti duke rrëfyer edhe takimin e dytë lidhur me këtë.
“Pasi Adelina nuk mori përgjigje nga takimi me Korabin, ndodhi një takim i dytë, por kësaj radhe me Ilir Shaqirin, prapë për idenë e saj për një bashkëpunim. Takimi ka ndodhur në zyren e Ilirit në Radio Kosova”, shtoj tutje gazetari duke sqaruar se në fakt Adelina nuk mori asnjëherë një “JO” nga Iliri dhe Korabi.
“Nuk mendoj se Iliri dhe Korabi janë aq të pa kulturuar sa t’i thonë “Jo Adelina më vjen keq por ti nuk je e ati niveli sa të bëjmë një këngë së bashku”, por periudha e pritjes prej pesë vitesh të jep vetë gjithë shpjegimin”.
Kujtojmë se këngëtari Korab Shaqiri, i cili para pak kohësh i dha fund beqarisë, është ndër artistët shqiptar që kanë më së paku bashkëpunime muzikore. /Telegrafi/
PO ASHTU LEXONI: Korabi demanton Adelinën
PO ASHTU LEXONI: Adelina Ismajli reagon në lidhje me refuzimin e Korabit