Site icon Telegrafi

E vërteta e ndarjes së Elvanës nga Flori

Lajmi për një prishje të mundshme të kontratës midis Elvana Gjates dhe Flori Mumajesit po qarkullon prej ditësh në media.

Në këtë mënyrë i është lënë hapsirë thashethemeve të shtohen duke kërkuar më shumë të gjejnë se përse Flori u nda nga Elvana.

Por menaxheri i tyre Andi Islami për mad.al mohoi menjëherë zërat për një prishje të mundshme të kontratës midis producentit dhe këngetares bukuroshe.

Ai u shpreh së këto thashetheme janë “0% të vërteta” dhe mbi të gjitha deklaroi se përgjegjësit e këtij lajmi, hipotetikisht të siguruara nga “burime të sigurta”, do t’u duhet së shpejti të përballen me ato në gjykatë. /Telegrafi/

Exit mobile version