Situate aspak e mirë tek skuadra e njohur italiane Inter.
Pasi tifozët e vërshëllyen gjatë gjithë ndeshjes deri më tani kapitenin e tyre Mauro Icardi, ky i fundit i ka acaruar edhe më shumë ata.
Sulmuesi argjentinas u ndalua në zonë dhe gjyqtari kryesor heshti, mirëpo ai mbrapa golit tregoi se është penallti.
Edhe pse vërshëllyen vazhdimisht tifozët, Icardi mori përgjegjësinë për ta gjuajtur dhe e humbi atë duke goditur jashtë golit.
Pas humbjes së penalltisë, i gjithë stadioni vërshllyen Icardin dhe po vazhdojnë ende thirrjet kundër tij.
Icardi në librin e tij kishte thënë se nuk ia ka frikën tifozëve të Interit dhe se do të ndeshej me ta pasi do t’i merrte 100 kriminelë nga Argjentina. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-Dss2gJgwbA