Telegrafi

E vendosi si duhet shtyllën metalike, por kolegët e tij nuk ndalonin së qeshuri me gabimin që bëri (Video)

Punonjësi i paemëruar që ishte angazhuar në një punishte në Cordoba të Argjentinës, e vendosi si duhet një shtyllë metalike, por në mes të saj harroi një parë shkallë – me pamundësi për t’i larguar.

Ai vazhdonte të punonte, megjithëse kolegët e tij nuk ndalonin së qeshuri, kur panë se çfarë dështimi ndërtimor ka realizuar, transmeton Telegrafi.

“Tash duhet ta presim shtyllën vertikale, për t’i larguar shkallët, sepse nuk kemi çfarë t’ju bëjmë tjetër”, dëgjohet duke thënë punonjësi që filmonte rastin.

Megjithatë, kjo u konsiderua si një lëshim i vogël, pasi shkallët mund të largohen me prerjen e vetëm një shufre anësore. /Telegrafi/