Telegrafi

“E urreja të luaja kundër tij, ai më rrihte sa herë që ishim rivalë”, Pjanic flet për ish-bashkëlojtarin e tij

Përfaqësuesi i Bosnjës dhe Hercegovina, Miralem Pjanic ka folur për ish-bashkëlojtarin e tij nga Juventusi, Giorgio Chiellini, në podkastin e Aperibiza.

Ai vuri në dukje se kur luante për Romën, e urrente të luante kundër tij, por se e donte kur ata ndanin zhveshtoren në Juventus.

“E urreja të luaja kundër Chiellinit dhe më pas u dashurova me të në Juventus. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, një shok skuadre fantastik dhe nuk kam nevojë të flas për cilësitë e tij të lojës”, ka thënë fillimisht Pjanic.

“Kur luaja kundër tij, ai më rrihte gjatë gjithë kohës. Gjëja qesharake është se ai të rrah dhe më pas bën sikur nuk të ka bërë asgjë dhe fillon të kërkojë falje”.

“Ai puth kundërshtarin që arbitri të mos i jepi një karton të verdhë, ai ishte i zgjuar dhe ta kisha atë në skuadër, më bëri shumë më të qetë”, përfundoi boshnjaku.

Pjanic dhe Chiellini kanë luajtur së bashku në fanellën e Juventusit nga viti 2016 deri në vitin 2020, pas së cilës mesfushori iu bashkua radhëve të Barcelonës.

Boshnjaku është aktualisht një futbollist i ekipit Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa Giorgio është anëtar i Los Angeles FC. /Telegrafi/