Fluturakja e lehtë është dashur të bëjë ulje emergjente, sepse ka humbur në mënyrë të pashpjegueshëm lëndët djegëse, transmeton Telegrafi.
Pamjet e siguruara nga Reuters tregojnë se si fluturakja ndalon në një boshllëk të rrugës, ku për momentin nuk kishte vetura.
Megjithëse rruga ishte e shkurtë, piloti arriti të ndalte fluturaken pa shkaktuar asnjë përplasje. /Telegrafi/