Të martën trupat ruse nga Brigada e 155-të kishin dalë për të kryer inspektimet në ambient të hapur në mes të ditës, duke u futur brenda rrezes së qitjes të sistemit raketor amerikan HIMARS, që e posedon ushtria ukrainase.
Siç raporton Forbes, rezultati për këtë brigadë ruse ishte i pritshëm – shumë ushtarë të vrarë dhe disa të plagosur rëndë, transmeton Telegrafi
Ishte droni i ushtrisë ukrainase që lokalizoi ushtarët rusë në Olenivka, tetë milje nga vija e frontit në lindje të Ukrainës.
Ukrainasit shkrepën dy raketa M30/31, ku secila shpërtheu dhe shpërndau në terren 182 mijë topa të vegjël vdekjeprurës.
Nga ky sulm kanë humbur jetën 12 rusë, përfshirë kolonelin dhe dy oficerë. E komandanti i brigadës koloneli Mikhail Gudkov ka mbetur i plagosur.
Kjo është hera e tre që një gjë e tillë po u ndodhë rusëve.
“Nuk janë më gabime të izoluara, është një pasqyrë klinike”, tha një bloger rus i luftës.
Më 20 dhe 21 shkurt, forcat ukrainase kishin lokalizuar një tubim të trupave ruse, të cilët u goditën me HIMARS dhe pati shumë të vrarë. /Telegrafi/