Telegrafi

E tmerrshme, raketa ruse bie në mes të qytetit ukrainas dhe e pëson çiklistja që ishte kalimtare rasti

Ukrainasit kanë regjistruar një moment rrëqethës që ka ndodhur sot në vendin e tyre, kur një raketë ruse fluturon mbi kokat e tyre dhe shpërthen pranë tyre.

Rusia sot ka filluar pushtimin e Ukrainës, duke shpërndarë ushtrinë e saj në shumë qytete ukrainase në veri, jug dhe lindje të vendit, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur raketa bie në mes të rrugës dhe e pëson një çikliste që ishte kalimtare rasti.

Mediat ukrainase raportojnë se luftime të ashpra po zhvillohen në Luhansk, Sumy, Kharkiv, Uman dhe Chernihiv në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/