Site icon Telegrafi

E tmerrshme, infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

“Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”, dëgjohet infermierja e cila shihet derisa e godet me shuplaka, kurse koleget e saja dëgjohen duke qeshur.

Qytetarët janë shprehur të tronditur nga pamjet, derisa u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës i kanë thënë Telegrafit se prokurori është duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të ndërmarr masa ndaj personit ose personave të përfshirë.

Telegrafi gjithashtu ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të informacioneve, e gjithashtu edhe Shtëpinë e të Moshuarve ku dyshohet se ka ndodhur rasti por të njëjtit nuk janë lajmëruar. /Telegrafi/

Exit mobile version