Site icon Telegrafi

E theri me thikë në disa pjesë të trupit dhe u arratis, pas dy muajve Policia arreston të dyshuarin në Gjilan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, respektivisht njësiti i hetimeve rajonale Gjilan si rezultat i veprimeve operative hetimore, sot ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin G.E. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar) për veprën penale “vrasje në tentativq”.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti me datën 06.05.2024 rreth orës 18:20 në qytetin e Gjilanit pas një konflikti fizik dyshohet se me një mjet të mprehtë kishte therur një person në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat lëndime viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“I njëjti ishte larguar më pas nga vendin i ngjarjes dhe ishte vënë në kërkim policor.

Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version