Telegrafi

E theren me thikë një të mitur në Pejë, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Një person (i mitur) ka marrë lëndime trupore pasi është therur me thikë gjatë një përleshje mes disa persona të enjten në rrugën “Gjergj Fishta”, në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës bëhet e ditur se gjatё përleshjes nё mes tё disa personave, njёri nga ta kishte pёsuar lëndime nga mjeti i mpreht (thikё), viktima e rastit (i mitur) ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit njёri nga ta (i mitur) ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 10.11.2022, rreth orёs 12:00, ёshtё njoftuar se nё rrugёn ‘Gjergj Fishta’ nё Pejё ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё përleshje nё mes tё disa personave, njёri nga ta kishtё pёsuar lëndime nga mjeti i mpreht (thikё), viktima e rastit (i mitur) ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit njёri nga ta (i mitur) ishin larguar nga vendi i ngjarjёs”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport, pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 10.11.2022, janё arrestuar tё dyshuarit.

“Pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtës dhe prindit, i dyshuari i parё me urdhër të Prokurorit të shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa i dyshuari i dytё ( i mitur) ёshtё liruar nё procedurё te rregullt”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/