Jemi dhjetë ditë nga fillimi i Kampionatit Botëror në Rusi.
Tashmë shumica e përfaqësuesve të mëdha kanë publikuar listat përfundimtare prej 23 lojtarësh.
Dhe normalisht që as edhe këtë herë befasitë nuk kanë munguar.
E fundit ishte nga Përfaqësuesja e Gjermanisë, ku trajneri Joachim Low ka vendosur mos ta ftojë Leroy Sane.
Por, as edhe mesfushorët me tipare sulmuese Mario Gotzen e Andrea Schurrle.
Edhe Përfaqësuesja e Francës në krye Didier Deschamps ka befasuar paska duke lënë jashtë Karim Benzeman, Alexandre Lacazette, Anthony Martial e Dimitri Payet.
Por, vlen të theksohet edhe mungesa e Mauro Icardit te Argjentina, Cesc Fabregasit, Hector Bellerinit, Marcos Alonsos dhe Alvaro Moratas te Spanja.
Ashtu si ajo e Alex Sandros e David Luiz te Brazili, Jack Wilshere te Anglia, Joao Cancelos te Portugalia.
Dhe i fundit, por jo nga rëndësia, ajo e Radja Nainggolan te Belgjika, ku pas kësaj mesfushori publikisht ka njoftuar se nuk do të paraqitet më për vendin e tij. /Telegrafi/