Romeo Veshaj së fundmi ka qenë një nga banorët më të sulmuar brenda shtëpisë.
Kjo për shkak se të gjithë banorët e tjerë iu hodhën, duke e ofenduar me fjalë e duke e lënë më anash.
E gjitha nisi pas raportit të tij me Heidi Bacin, ku u përfshinë edhe konkurrentët e tjerë, që nga Julian Deda e deri te Erjola Doçi.
Pas videove që u bënë virale në rrjete sociale, në lidhje me këtë ka reaguar miku i ngushtë i Romeos, producenti dhe artisti Elgit Doda.
Muzikanti thekson që prezantuesi i ka futur të gjithë në paranoja, e për atë edhe po mundohen që ta sulmojnë.
“Vëlla më thanë se i ke futur në paranoja ata të Big Brother VIP brenda. E me demek po të sulmojnë”, u shpreh ai.
I njëjti shtoi: “Filluan që të nxjerrin fytyrën një nga një, sa të marum janë”. /Telegrafi/