Site icon Telegrafi

E sulmon fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Podujevë, arrestohet i dyshuari 

Foto: Ilustrim

Një femër ka kërkuar trajtim mjekësor pasi e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Podujevë, në ora 12:10.

“Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta  ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version