Policia e Kosovës ka arrestuar në Viti, një mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar të miturën 16 vjeçare, me të cilën thuhet se kishte qenë në lidhje.
Sipas policisë më 17 qershor 2024 në orën 23:00, i njëjti dyshohet se kishte marrë me vete të miturën nga Zvicra në Kosovë.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me të dashurën e tij 16-vjeçare, shtetase turke.
“Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar si “dhunim” dhe viktima është strehuar përkohësisht në një strehimore”, njofton policia.
Ndërkohë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për të vazhduar hetimet e mëtejshme. /Telegrafi/