Telegrafi

E sigurt, Liverpooli do të bëjë ofertë për Jonas Hector

Gazetari i njohur, Emanuelle Giulanelli, ka konfirmuar se Liverpooli do të bëjë ofertë për Jonas Hector.

Sipas Giulanellit, Liverpooli ka vendosur që të lansojë ofertën prej 22.5 milionë funtesh, aq sa edhe e kërkon Kolni.

Lexo po ashtu Krejt lajmet për Liverpoolin

Marrëveshja me lojtarin pritet të arrihet për një shumë prej 6 milionë eurosh në sezon.

Liverpooli do ta dërgojë ofertën në 24 orët e ardhshme dhe marrëveshja do të procedojë derisa të kryhet transferimi. /Telegrafi/

Lexo po ashtu LIVE: Transferimet minut pas minuti