Gazetari i njohur, Emanuelle Giulanelli, ka konfirmuar se Liverpooli do të bëjë ofertë për Jonas Hector.
Sipas Giulanellit, Liverpooli ka vendosur që të lansojë ofertën prej 22.5 milionë funtesh, aq sa edhe e kërkon Kolni.
Marrëveshja me lojtarin pritet të arrihet për një shumë prej 6 milionë eurosh në sezon.
Liverpooli do ta dërgojë ofertën në 24 orët e ardhshme dhe marrëveshja do të procedojë derisa të kryhet transferimi. /Telegrafi/