Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet ta ketë shtyrë një të mitur të kryej vetëvrasje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti dyshohet se ka shtyre në vetëvrasje viktimën femër kosovare e mitur, e njëjta është gjetur e alivanosur në rrugë dyshohet se ka konsumuar medikamente për t’u vetëvrarë”, thuhet në raportin e policisë.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/