Po qëndronte afër pompës për derivateve, kur u shtyp nga një veturë e kaltër.
Goditja bëri që ajo të shtrihet për toke me dhimbje të mëdha.
Në momentin kur 43-vjeçares duhej t’i ofrohet ndihmë, shoferi ngriti shpejtësinë dhe i kaloi sipër këmbës me veturë, transmeton Telegrafi.
Në videon që është regjistruar nga një i pranishëm, shihet gruaja që bërtet nga dhimbjet, derisa bëhet dy herë viktimë e shtypjes me veturë.
Autoritetet në Perth të Australisë, kanë hapur hetime dhe po kërkojnë nga të gjithë që e njohin shoferin, të lajmërojnë në Polici. /Telegrafi/