Telegrafi

“E shoh atë duke iu bashkuar Juventusit, ata kanë Ronaldon” – Sagna thotë se Pogba po rikthehet në Serie A

Paul Poga është më afër që të rikthehet te Juventusi se sa të transferohet te Real Madridi kur të largohet në fund të këtij sezoni nga Manchester United.

Ish-anëtari i Arsenalit dhe Manchester Cityt, beson në këtë ide se mesfushori francez do të kalojë te Zonja e Vjetër në këtë verë.

“E shoh Pogban më shumë te Juventusi, pasi ata kanë Ronadon dhe për shkak se ata nxorën më të mirën nga ai”, ka thënë Sagna.

Lexo po ashtu Unitedi mund të përdorë Pogban në marrëveshjen për De Ligt

“Ai e dashuron atë klub dhe tashmë e njeh edhe ligën. Mendoj se ai do të kalojë atje dhe do të rikthehet në formën e tij më të lartë”, ka shtuar më tej francezi.

Pogba ishte pjesë e kampionit të Serie A-së nga viti 2013 deri në vitin 2016, për t’u rikthyer më pas te Djajtë e Kuq. /Telegrafi/