Operatorët ukrainas të dronëve kanë goditur një tank rus T-90 dhe kanë penguar forcat e Moskës të rimarrin automjetin, sipas Kievit.
“Operatorët e kompanisë së dronëve goditës ‘Rarog’ të Brigadës së 24-të të Mekanizuar dëmtuan tankun më të ri rus T-90 dhe penguan evakuimin e tij me një goditje tjetër”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në një postim në mediat sociale të mërkurën, përcjell Telegrafi.
Pamjet tregojnë tankun në një vend të paspecifikuar përpara se një mjet ajror pa pilot (UAV) të godasë automjetin.
Operators of the "Rarog" strike drone company of the 24th Mechanized Brigade damaged the newest russian tank T-90, and prevented its evacuation with another hit.
Two drones worth several thousand dollars destroyed a tank worth three million dollars. This is what modern warfare… pic.twitter.com/WjKKSHg2ak— Defense of Ukraine (@DefenceU) July 12, 2023
Një dron i dytë më pas godet zonën pranë tankut të dëmtuar.
“Dy dronë me vlerë disa mijëra dollarë shkatërruan një tank me vlerë tre milionë dollarë”, shkroi Ministria e Mbrojtjes në Twitter.
Megjithatë, siç vë në pah Newsweek, përcjell Telegrafi, është e vështirë të përcaktohet kostoja e modeleve të ndryshme të tankeve T-90, të cilat thuhet se shkojnë deri në rreth 4.5 milionë dollarë.
Ukraina ka publikuar më parë pamjet që tregojnë luftëtarët e Kievit që synojnë tanket T-90, të cilat janë versione të përmirësuara të T-72 të mëparshëm. /Telegrafi/