Telegrafi

E shitën Tonalin – por Milani tani ka gjetur zëvendësuesin e tij te rivali i Serie A

Milani është interesuar për nënshkrimin e marokenit Sofyan Amrabat nga Fiorentina – sipas raportimeve nga Tuttomercato.

Kuqezinjtë vazhdojnë të vlerësojnë zëvendësuesit e mundshëm të Sandro Tonalit, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Newcastle në ditët e ardhshme.

Sipas raportimeve të së hënës, Tuttomercato bën të ditur se Milani pret plotësisht që Amrabat të largohet nga Fiorentina këtë verë dhe si rezultat, po bën një vlerësim konkret të lojtarit dhe mund të bëjë ofertën e parë zyrtare në ditët në vijim.

Lexo po ashtu Tonali e ka refuzuar fillimisht Newcaslten - por si reaguan lojtarët e Milanit

Rocco Comisso, presidenti i Fiorentinës, mendohet se vlerëson Amrabatin në 30 milionë euro, megjithëse toskanët nuk kanë marrë ende një ofertë zyrtare nga ndonjë klub i interesuar.

Amrabat, i cili tërhoqi vëmendjen për paraqitjet e tij në rrugën drejt çerekfinales së Kupës së Botës në Katar me Marokun, kishte qenë në prag të bashkimit me Barcelonën në janar, megjithëse kjo marrëveshje dështoi pasi katalanasit ishin në gjendje të ofronin vetëm një huazim me mundësi blerjeje.

Kohët e fundit, ka pasur raportime që e lidhin Amrabat me një lëvizje te Atletico Madrid, me një numër klubesh të Ligës Premier që kanë shprehur gjithashtu një interes më parë. /Telegrafi/