Telegrafi

E shantazhon një grua duke ia publikuar fotot në rrjete sociale, arrestohet 22-vjeçari në Rahovec

Sot rreth orës 08:30, në stacionin policor të Podujevës, është raportuar një rast shantazh, ku dyshohet se një person, ka shantazhuar viktimën (femër), me publikimin e disa fotografive në rrjete sociale.

Pas zhvillimit të hetimeve dhe marrjes së disa veprimeve hetimore, sot njësitet policore të Podujevës kanë identifikuar vendndodhjen e personit të dyshuar.

Mbështetur nga njësite policore të Rahovecit, në koordinim me prokurorin, është ndërmarrë një operacion në një fshat të Rahovecit, ku është arrestuar i dyshuari me iniciale V. K, 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Telegrafi/