Site icon Telegrafi

E shantazhoi me publikim të fotografive intime, i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë me dyshimet për shantazh.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 18:20, në rrugën “B”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shantazhuar me publikim të fotografive intime viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version