Ushtria ruse së fundmi ka rrëzuar siç kanë menduar ata një lloj të ri të dronit të ukrainasve.
Madje shpërndanë nëpër internet fotografitë e kësaj fluturake, që në fund doli të ishte dron rus, transmeton Telegrafi.
Prej kohësh ishte spekuluar se ukrainasit po zhvillojnë një dron të avancuar, dhe fluturaken që rusët e rrëzuan menduan se ishte pikërisht ai.
Megjithatë në fund doli të ishte prodhim rus, një lloj repetitori që i rrit rrezen e fluturimit dronit të zakonshëm dhe që përdoret për fluturime në distance më të gjata.
Mjaftuan këto të dhëna që të fillojnë talljet në llogari të ushtrisë ruse, e cila nuk gaboi për herë të parë në luftën në Ukrainë.
Ata gjatë luftimeve të ashpra shpesh kishin gjuajtur me artileri pozicionet e tyre – duke menduar se ishin të ukrainasve.
E së fundmi një aeroplan luftarak i ushtrisë së Vladimir Putinit lëshoi raketa mbi një fshat rus, duke qenë shumë i bindur se bombardon brenda territorit të Ukrainës. /Telegrafi/