Margot Robbie vërtet mund t’ju lërë pa mend, veçanërisht kur bëhet fjalë për evenimete të veçanta.
Aktorja australiane shkëlqeu në premierën e filmit të ri “Saltburn” që u mbajt në Los Angeles.
Për këtë rast, 33-vjeçarja kishte veshur një fustan korsetë ngjyrë kafe që i vinte në pah në mënyrë perfekte figurën e saj të përsosur.
Edhe pse pjesa e sipërme e fustanit është shumë provokuese, pjesa e poshtme nuk zbulon thuajse asgjë dhe aktorja e ka kompletuar këtë kreacion origjinal dhe sfidues me një gjerdan efektiv.
Grimi ishte në tone toke dhe i përshtatej në mënyrë të përkryer pamjes së përgjithshme të bukuroshes, e cila u shpall nga Maxim Australia si femra më me ndikim dhe më e suksesshme për vitin 2023. /Telegrafi/