Telegrafi

E rrallë! Trajneri kilian voton vetëm një futbollist për çmimin ‘Lojtari i Vitit’! (Foto)

Cristiano Ronaldo tashmë ka fituar çmimin e ‘Lojtari i Vitit’ , të cilin e jep FIFA.

Kjo e fundit ka zbardhur edhe votat e trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve për më të mirët.

Lexo po ashtu Ekskluzive/Albert Bunjaku zbulon të gjitha votat për FIFA AWARDS

Gjersa çdo person me të drejtë vote ka votuar për tre futbollistë, këtë nuk e ka bërë edhe trajneri i kombëtares së Kilit, Juan Antonio Pizzi, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit i ka dhënë notën maksimale prej pikëve vetëm një futbollisti, natyrisht reprezentuesit kilian dhe futbollistit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Trajneri 48-vjeçar është i vetmi trajner që e ka votuar vetëm një futbollist. /Telegrafi/