Cristiano Ronaldo tashmë ka fituar çmimin e ‘Lojtari i Vitit’ , të cilin e jep FIFA.
Kjo e fundit ka zbardhur edhe votat e trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve për më të mirët.
Gjersa çdo person me të drejtë vote ka votuar për tre futbollistë, këtë nuk e ka bërë edhe trajneri i kombëtares së Kilit, Juan Antonio Pizzi, transmeton Telegrafi.
Ky i fundit i ka dhënë notën maksimale prej pikëve vetëm një futbollisti, natyrisht reprezentuesit kilian dhe futbollistit të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Trajneri 48-vjeçar është i vetmi trajner që e ka votuar vetëm një futbollist. /Telegrafi/
Chile coach Pizzi Juan Antonio didn’t even bother with a second- or third-place vote. 🇨🇱😂 #TheBest pic.twitter.com/naNJOIWWRV
— B/R Football (@brfootball) January 9, 2017