Telegrafi

E reja nga Kaçaniku që vdiq në aksident është mbesa e Lutfi Zharkut

Foto: Arkiv

Një aksident tragjik ka ndodhur të premten në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, Laura Zharku, mbesa e ish-ministrit, Lufti Zharku.

Lutfi Zharku përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për vdekjen e mbesës së tij.

“Laurën, çikën e më të mirit vëlla Ilazit, sot e përcjellim në amshim, në vend që me e përcjelle nuse te Blendi. Laure oj bije na bane me ndje dhimbjen më të madhe në jetë. Do të jesh me ne deri sa ne të vijmë tek ti. Lutemi që askush mos t’i përcjelle fëmijët e vet, por ata neve”, thotë ai.

Ndryshe, aksidenti tragjik ka ndodhur të premten rreth orës 13:00.

“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, vozitësja gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /Telegrafi/