Persona të caktuar besojnë se presidenti rus Vladimir Putin e ka realizuar videon tri ditë herët, ku paralajmëron invazionin ushtarak në lindje të Ukrainës, e që sot u transmetua në televizion.
Është vërejtur se videoja që është transmetuar sot gjashtë orë pas mesnatës, është një video shumë e ngjashme e Putinit që iu drejtua kombit të tij, në ditën kur njoftoi për njohjen e rajoneve separatiste në Donetsk dhe Luhask, transmeton Telegrafi
E përditshmja britanike The Guardian shkruan se duket se njoftimi i Putinit për pushtimin është realizuar tri ditë më parë. Ndërkaq e përditshmja ruse Novaya Gazeta ka publikuar videon e 21 shkurtit e publikuar në ueb-faqen e Kremlinit rreth orës 7.
To reiterate: this claim is likely incorrect because the metadata screenshot from Ekho Moskvi Radio shows the total runtime at 00:55:56.
The length of tonight's video is 00:28:03. I'd grab the metadata from tonight's Kremlin video but the download is going at potato speed. pic.twitter.com/5KAJlAaIg3
— Jake Godin (@JakeGodin) February 24, 2022
Krahasimi i videos së tri ditëve më parë me atë të sotshmen, vërehet qartë se presidenti rus kishte veshur rrobat e njëjta dhe se ka qenë në hapësirën e njëjtë.
Madje The Guardian ka raportuar se videoja e realizuar në Kremlin, ishte filmuar më herët dhe u transmetua nga mediat që i kontrollon Moska kinse po transmetohen drejtpërdrejtë.
E nëse një gjë e tillë ka ndodhur vërtetë, e përditshmja angleze shkruan se është një tregues tjetër se Rusia asnjëherë nuk e ka kuptuar seriozisht zgjidhjen diplomatike të krizës në Ukrainë, dhe se gjithmonë ka qenë e gatshme për pushtim. /Telegrafi/