Site icon Telegrafi

E refuzoi ofertën e parë, Atalanta njofton gjigantët evropianë për çmimin e Hojlund

Rasmus Hojlund duket se është i destinuar të largohet nga Atalanta gjatë afatit kalimtar veror.

Talenti i madh danez ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Serie A dhe ka zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane.

Në 34 ndeshje me fanellën zikaltër, Hojlund ka realizuar 10 gola e ka asistuar në katër të tjerë, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Lexo po ashtu Atalanta refuzon ofertën e parë të Manchester Unitedit për Rasmus Hojlund

Manchester United e ka testuar Atalantën me një ofertë të parë prej 35 milionë eurove, ofertë që është refuzuar nga skuadra italiane.

Calciomercato ka raportuar se Atalanta tanimë ka njoftuar Unitedin për çmimin që duhet paguar për transferimin e Hojlund.

Lexo po ashtu ‘Duhet ta kem bërë gjënë e duhur nëse më kërkojnë’ – Hojlund flet për interesimin e Unitedit

Djajve të Kuq u është thënë se për të transferuar danezin e ri në Old Traford duhet paguar 60 milionë euro.

20-vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë, teksa pas tij përveç United janë vënë edhe skuadra të tjera si Inter, Juventus, Bayern Munich e Real Madrid. /Telegrafi/

Exit mobile version